Home LAJME Befason Brabus – prezanton kupe 5.9 l dhe 850 KF (Foto)

Befason Brabus – prezanton kupe 5.9 l dhe 850 KF (Foto)

114
0
SHARE

Klasa S e Mercedes-Benz është një shembull i përsosur për një dizajn atraktiv, klasik dhe të përmbajtur. Megjithatë, gjithmonë ekziston mundësia për përmirësim.

Këtë e ka shfrytëzuar Brabus dhe Lugina Press ju sjell kupenë Brabus 850 6.0 Bi-Turbo, që në fakt është një version i modifikuar i kupesë S63 AMG.

Krahas dizajnit të bukur, ‘të varurve’ nga automjetet u intereson të dinë se çfarë fshihet nën kapak. Aty gjendet motori 5.9 litërsh (saktësisht 5.912 centimetra kub).

Zmadhimi i motorit dhe shtimi i turbo-mbushësve dhe elektronikës së re, bën që motori të zhvillojë 850 KF dhe moment rrotullimi prej 1149 Nm.

Kështu, shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 3.5 sekonda, ndërsa nga 100 deri në 200 km/h i nevojiten më pak se gjashtë sekonda.

brabus1 brabus2 brabus4 brbaus3