Home SPORT Befason Ancelotti, nominon Messin si yll të Botërorit

Befason Ancelotti, nominon Messin si yll të Botërorit

137
0
SHARE

Cili do të jetë ylli i Botërorit 2014? Eshtë kjo një nga pyetjet që La Gazzetta dello Sport i ka drejtuar Carlo Ancelottit dhe përgjigjja e tij ka qënë vërtet befasuese. Emri që ka dhënë nuk ka lidhje as me kombëtaren italiane dhe as me ndonjë nga lojtarët e Realit të Madridit që do të jenë në Brazil për Kupën e Botës. Te skuadra e Los Blancos dikush mund të ndihet me të drejtë keq sepse Lionel Messi është futbollisti që sipas Ancelottit do të shkëlqejë më shumë në Botërorin që starton pas 100 ditësh.

La Gazzetta, veç teknikut të Realit, mori në pyetje në total 20 trajnerë, shumica të Serisë A dhe ashtu si Ancelotti, pjesa më e madhe e tyre ndanin të njëjtin mendim se ky do të jetë Botërori i rrezatimit të Leos. Veç votës për argjentinasin e Barcelonës, Carlitto dha parashikimin e tij se Brazili do të fitojë Kupën e Botës, Italia do të jetë një rivale e fortë për të gjithë dhe Pirlo do të jetë ai që do të impresionojë më shumë nga radhët e kombëtares së kaltër. Nga 20 teknikët italianë të pyetur nga Gazzetta dello Sport, 17 prej tyre gjithashtu shikojnë Brazilin si triumfues, ndërkohë që dy votuan për Gjermaninë dhe vetëm një për Argjentinën. Pas Messit me 12 vota si lojtari më i mirë renditet Neymar me 2 vota dhe Cristiano, Ribery, Suarez, Ozil e Hulk me nga një votë secili. Surpriza në këtë sondazh nuk qëndron vetëm tek vota e Ancelottit për Messin, por edhe tek fakti se asnjë trajner nuk e shikon favorite kombëtaren spanjolle, kampione në fuqi e Botës dhe e Europës.

LEAVE A REPLY