Home Aktuale BE paralajmëron Gruevskin: Çdo përshkallëzim minon stabilitetin e Maqedonisë

BE paralajmëron Gruevskin: Çdo përshkallëzim minon stabilitetin e Maqedonisë

172
0
SHARE

Bashkimi Euroian u kërkon autoriteteve maqedonase që të kryhet një hetim i pavarur dhe transparent në lidhje me ngjarjet e zvillura në Kumanovë ku gjeten vdekjen 5 policë dhe një numër ende i panjohur i civilëve të pafajshëm.

Në një deklaratë zyrtare, Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johanes Hahn, thekson se “Jam shumë i shqetësuar për situatën në rajonin e Kumanovës dhe për humbjen e jetës. i bëj thirrje autoriteteve dhe liderëve politikë të bashkëpunojnë, të rikthejnë menjëherë qetësinë dhe të kryejnë një hetim të paanshëm mbi atë që ka ndodhur në mënyrë transparente dhe sipas ligjit.

U kërkoj aktorëve që të mos acarojnë situatën, Çdo përshkallëzim nuk do të jetë në interest ë stabilitetit të vendit. Ndërkaq eurodeputetja Tanja Fajon theksoi në një postin në faqen e saj në Twitter se “Duhet një zgjidhje urgjente e situatës”.

Në mëngjes, Qeveria e drejtuar nga Nikolla Gruevski, në një seancë të jashtëzakonshme solli vendim për caktimin e 10 majit e diel, dhe 11 majit e hënë ditë zie për shkak të humbjes së jetës të përfaqësuesve të forcave të sigurisë, gjatë përleshjeve të djeshme në Kumanovë. Gjatë këtyre dy ditëve flamujt do të jenë në gjysmështizë.