Home Aktuale Baza “Jug” në Bujanoc do të bëhet qendra më e madhe për...

Baza “Jug” në Bujanoc do të bëhet qendra më e madhe për stërvitjeje ushtarake ndërkombëtare

40
0
SHARE

Ministri i mbrojtjes në qeverinë Serbe Bratislav Gashiq ka marrë pjesë ditën e enjte në stërvitjet ushtarake “Ujku i platinës 2014” në bazën “Jug” të Bujanocit.

Përveç ministrit, stërvitjet i kanë përcjellë edhe kryeshefi i shtabit gjeneral Ljubisha Dikoviq, ambasadori i SHBA në Serbi Michael Kirby, kryetari i  trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe diplomatë të shumtë nga shumë shtetefiles (1)

Ministri Gashiq ka thënë se qendra “Jug” së shpejti do të bëhet qendër për pregaditje dhe stërvitjen e njësive që marrin pjesë në misione të ndryshme paqësore.

Sipas tij, kjo bazë planifikon të zgjerohet edhe për 50 hektarë, ndërsa në afërsi të bazës do të ndërtohet edhe salla sportive me disa qendra stërvitore.

“Momentalisht në bazë kemi 272 ushtarë, por kapacitetet janë shumë më të mëdha dhe janë parashikuar për numër më të madhe të njësive që në bazë do të kenë operacione multietnike. Presim që kjo bazë të bëhet njërsa ndër më të mëdhat për pregaditje të ushtarëve për operacione multietnike, pasi për këtë ekzistojnë edhe kapacitete” ka thënë Gashiq, transmeton presheva.com.

Në stëtvitjet taktikore multinacionale kanë marrë pjesë garda nacionale e shtetit Ohajo me forcat e bashkuara të Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë, Maqedonisë, Azerbejxhanit dhe SHBA.

files (2)

Faza e parë është drejtusar nga instruktorët amerikan të cilët kanë treguar stërvitjet për arrestimin e personave pa përdorim të mjeteve për asgjësim të përkohshëm, pastaj përdorimin e mjeteve për asgjësim të përkohshëm dhe kontrollim të tubimeve masive.

Në fazën e dytë “Operacioni për ruajtjen e paqës” në poligonin “Borovac” janë stërvitur dhënia e ndihmës në kushte luftarake, patrollime të këmbësorëve dhe mjeteve motorike.

LEAVE A REPLY