Home SPORT Bayern Munich fiton Kupën e Gjermanisë

Bayern Munich fiton Kupën e Gjermanisë

137
0
SHARE

Bayern Munichu e ka mposhtur Borussia Dortmundin (2-0) në finalen e stërzgjatur të DFB Pokal, e cila i zhvillua në Olympiastadion në Berlin.

Në gjysmën e parë të ndeshjes, bavarezët patën posedimin, mirëpo BVB rrezikoi përmes Lewandowski.

Gola nuk prodhoi as gjysma e dytë, përkundër një rasti të shkëlqyer të Muller.

Megjithatë, fjalën kryesore e patën portierët Neuer dhe Weidenfeller duke mos lejuar që të prekeshin rrjetat e tyre.

Goli i fitores erdhi pas vazhdimeve. Arjen Robben pranoi një top nga Boateng dhe kësaj radhe Weidenfeller nuk mundi ta ndalte (107’).

Në shtesën e vazhdimeve, bavarezët realizuan sërish. Thomas Muller ishte golashënues (120’+3).

Ky është trofeu i 17-të i Kupës për kampionin gjerman që njëherësh po e zgjat rekordin me tituj në këtë garë.

Bayern Munichu e mbyll sezonin 2013/2014 me dy trofe – atë të Bundesligas dhe të DFB Pokal.

Ekipi i Pep Guardiolas u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi me rezultat të përgjithshëm prej 5-0./luginapress/