Home Aktuale Bashkësia Islame në Maqedoni, model funksionimi për të gjithë bashkësitë islame në...

Bashkësia Islame në Maqedoni, model funksionimi për të gjithë bashkësitë islame në Ballkan e në Evropë

133
0
SHARE

Bashkësia Fetare Islame në RM u vizitua nga një delegacion i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, të udhëhequr nga Reisi Seat ef. Nasufoviq, i shoqëruar nga prof. dr. Rexhep Shkreli, nënkryetari i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, nga Nadir Daçiq, Drejtori i Medresesë , prof. dr. Abdullah Kazimovski, Dekan i Fakultetit për Studime Islame, në Beograd. Po ashtu, në përbërje të këtij delegacioni ishte edhe Myftiu i Luginës së Preshevës dhe një herit zëvendës Reisi BI të Serbisë si dhe Refik Mehmeti, sekretari BFPBM.


Mysafirët e lartë u pritën nga Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili që në fillim ua ofroi një pasqyrë mbi organizimin dhe funksionimin e Bashkësisë Islame, të organeve dhe të institucioneve të veta. Në vazhdim, efendi Rexhepi u shpreh për një intensifikim sa më të madh të bashkëpunimit në mes dy Rijaseteve, me përpjekje për ta zgjeruar bashkëpunimin ndërvëllazëror me të gjitha bashkësitë simotra të rajonit dhe më gjerë.

Por, siçnënvizoiReisulUlemai BFI në RM, dukuritë e ndryshme që po paraqiten në emër të fesë në vendet respektive dhe më gjerë, imponojnë një bashkëpunim të domosdoshme dhe në mes të bashkësive islame dhe organeve shtetërore. “Devijimet në shoqëri, manipulimet në emër të feve, sektarizmi i shoqërisë, nuk janë dukuri të cilat mund të stopohen dhe të eliminohen vetëm nga bashkësitë islame, pavarësisht përkushtimit dhe angazhimit të sinqertë. Tejkalimi dhe eliminimi i tyre mund të bëhet vetëm kur të ketë bashkëpunim të ngushtë në mes të bashkësive fetare dhe organeve të shtetit”, ka nënvizuar efendi Rexhepi.


Nga ana e vet, Reisul Ulemai BI të Serbisë, Seat ef. Nasufoviq, është shprehur shumë i lumtur për këtë vizitë, nga e cila ka mësuar mbi vlerat e organizimit fetar të domosdoshme për secilën bashkësi i slame që pretendon të jetë serioze në punët e veta. “Është kënaqësi e veçantë të jesh mysafir apo të vizitohesh nga Reisul Ulemai BFI-së, H. Sulejmaef. Rexhepi, sepse prej këtij personaliteti çdo herë njeriu ka se çka të mësojë mbi funksionimin e institucionit fetar si dhe mbi organizimin e jetës fetare islame.

Nga vizitat në Medresenë e Isa Beut si dhe në Fakultetin e Shkencave Islame, nga ajo që e pashë se si funksionon Bashkësia Islame e Maqedonisë, lirisht konstatoj se ky Institucion duhet të jetë model funksionimi për të gjithë bashkësitë islame në rajon dhe në Evropë”, ka deklaruar efendi Nasufoviqi, për të shtuar: “Vetëm në këtë formë, duke e kultivuar islamin tonë origjinal, i cili na bën të jemi krenarë si mysliman të Evropës, ne mund të dëshmojmë se feja jonë është paqe, se porositë kur’anore dhe ato të Pejgamberit a.s. na obligojnë që të duam krijesën e Zotit Mëshirëplotë.

Feja jonë na obligon ta duam njeriun, na obligon që të shprehim kujdes e mos ta thyejmë qoftë edhe një degë të pemës, sepse është po ajo dhembje sikur t’ia thyejmë engjëllit, melaqes, një krah! Bashkëpunimi ynë i ngushtë, këmbimet e vizitave tona, afrimet tona sa më të ngjeshura, na bëjnë të fortë në përpjekjet tona për të mbrojtur fenë tonë nga sulmet e pakuptimta që vijnë nga jashtë por edhe nga tendencat e porositura për përçarje që na vijnë nga brenda. Jam shumë i lumtur që këtë vlerë sot e mësova edhe këtu, në Bashkësinë Islame të Maqedonisë, nga Reisi, H. Sulejmanef.Rexhepi”, ka përfunduar Reisi i Bashkësisë Islame të Serbisë, Seat ef. Nasufoviq, i cili, gjithashtu, gjatë vizitës në Medresenë Isa Beu, medresantëve u mbajti një ligjëratë fetare.
Në fund, mysafirëve të respektuar efendi Rexhepi u dhuroi një pllakat me logon e BFI në RM.