Home Aktuale Bashkëpunimi kultuoror perspektivë shoqërore për të ardhmen

Bashkëpunimi kultuoror perspektivë shoqërore për të ardhmen

22
0
SHARE

Shoqata e shkrimtarëve Oeneum Tetovë shënoi një aktivitet letrar në fshatin Sellarcë e Epërme në bashkëpunim me  Shoqatën Kulturore Rinore “Dr. Arif Selmani” nga ky fshat. Njëherit u  shënua edhe  një aktivitet përkujtimor për profesorin dhe studiuesin e këtij fshati, emrin e të cilit e mban dhe kjo shoqatë, Dr. Arif Selmanin.

Referat për portretin, për jetën dhe veprimtarinë arsimore e krijuese të dr. Arif Selmanit kishte përgatitur dr.Ejup Ajdini, njëherit mik e kolegë. “Arif Selmani mbetet studiuesi i parë dhe më serioz  në lëmin e letërsisë për fëmijë gjatë pjesës së dytë të shekullit XX, si adhurues i kësaj letërsie, ai iu përkushtua historikut dhe zhvillimit të letërsisë për fëmijë në Maqedoni. Për këtë  dëshmon puna e tij serioze studimore, përmes së cilës arriti të botojë veprën “Bibliografija e letërsisë shqiptare për fëmijë në Maqedoni 1953-1997”-theksoi Ejup Ajdini. Ai më tej shtoi se dr. Arif Selmani, me bibliografinë që e studioi dhe e punoi me aq precizitet, bëri punën më të madhe, dhe veprat e tij dëshmojnë për një studim dhe përkushtim të madh në këtë fushë të letërsisë, punë e cila do të sjell në dritë edhe botimin e dytë bibliografik:”Bibliografija e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999”.

Fjalim rasti për rëndësinë e këtij aktiviteti letrar dhe bashkëpunimi kulturor prezentoi Sadije Aliti.”Është e rëndësishme që të jemi më afër lexuesve, më afër njerëzve që e duan dhe veprojnë për kulturën, të jemi në mesin e botës së të rinjëve edhe në fshatra edhe në qytet, bashkëpunimi kulturor është i nevojshëm edhe me të rinjtë dhe me shoqata të tjera për një perspektivë shoqërore për të ardhmen”.

Shoqata e shkrimtarëve Oeneum ndau mirënjohje post mortum për veprimtari jetësore për dr. Arif Selmanin, të cilën e ndau Kryetarja e Shoqatës Behare Neziri, e që e pranoi djali i tij Dr.Bashkim Selmani. Ai shprehi një faleminderim të përzemërt për këtë mirënjohje duke theksuar se është  një nder i veçantë që i bëhet babait dhe familjes së tij.

U mbajt edhe orë letrare nga anëtarët e Shoqatës së shkrimtarëve Oeneum Tetovë ku peozitë e tyre i lexuan: Rami Kamberi, Eroll Velija, Ejup Ajdini, Behare Neziri, Sadije Aliti, Ekrem Ajruli.

Nënshkrim i memorandumit për bashkëpunim mes Shoqatës së shkrimtarëve Oeneum Tetovë dhe  Shoqatës Kulturore Rinore “Dr. Arif Selmani” nga  Sellarcë e Epërme. Për fondin e bibliotkës së kësaj Shoqate u dhuruan edhe libra nga autorët dhe krijues të tjerë.

Ishte një takim, një  pikënisje e një bashkëpunimi të begatë, dhe urë afrimi për aktivitete të tjera kulturore.