Home SPORT Bartomeu: Jemi të pastër, blerja e Neymar e ligjshme

Bartomeu: Jemi të pastër, blerja e Neymar e ligjshme

207
0
SHARE

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu këmbëngul se nuk do të kishte ndryshuar asgjë në lidhje me transferimin e Neymar, pavarësisht polemikave dhe përplasjeve në emër të ligjit që ndezi kjo lëvizje. Bartomeu, i cili mori presidencën pas dorëheqjes së Rosell, u shpreh i bindur se katalanasit do të dalin të pastër nga akuzat për evazion fiskal në blerjen e Neymar nga Santosi.

“Jemi shumë të qetë dhe një nga ato pak klube që shlyejnë çdo detyrim të taksave. Besoj se jemi një shembull dhe gjykata do të na japë të drejtë në versionin tonë të kësaj historie. Kontrata që firmosëm me Neymar dhe Santos ishte totalisht e ligjshme. Negociatat, transaksionet financiare dhe kontratat, gjithçka është bërë sipas ligjit”.

Polemikat për rastin e Neymar kulmuan me pretendimin e anëtarit të klubit, Jordi Cases se Barça ka shpenzuar 86.2 milionë Euro për kartonin e tij dhe jo 57.1 milionë sa është deklaruar zyrtarisht. Për Bartomeun, ndryshe nga rasti në fjalë, disa kontrata në mënyrë absolute nuk mund të bëhen publike, madje sipas tij, rivalët e Barçës kanë përfituar shumë informacion se si mund të bëhet një transferim i suksesshëm.

 

LEAVE A REPLY