Home SPORT Barcelona me fitore e dyta në tabelë

Barcelona me fitore e dyta në tabelë

183
0
SHARE

Barcelona rikthehet të fitojë në La Liga. Edhe pse pa ndonjë shkëlqim të madh skuadra e Tata Martinos bëri atë çka ishte më e rëndësishme mposhti 4-1 Almerian dhe ngushtoi në vetëm një pikë diferencën me Realin kryesues. Në “Camp Nou” sfida nisi menjëherë në dishezë për Barçën, në minutën 9 një pasim i Neymar gjeti të lirë në zonë Fabregas, gjithsesi nuk ishte tentativa e mesfushorit ajo që kaloi në avantazh bluagranat pasi goditja e tij u prit nga portieri Esteban, megjithatë topi i pritur nga gardiani i Almerias shkoi në këmbët e Alexis Sanchez që me portën e boshatisur nuk e pati aspak të vështirë për ta depozituar topin në rrjetë. Goli i 1-0 i dha besim Barçës për të kërkuar edhe të dytin.

Nuk vonoi shumë dhe kësaj here ishte rradha e Lionel Messit. Në minutën e 24-tërt ylli i Barcelonës, gjuajti në mënyrë fantastike një goditje dënimi për golin e dytë të Barçës dhe të 229 e tij në La Liga. Me këtë finalizim argjentinasi u ngjit në vendin e tretë të klasfikimit të golashunësve më të mirë të të gjitha kohrave në La Liga duke zbritur Raul Gonzales në vend 4-t. Gjithsesi pas vetëm 3 minutave, Almeria ngushtoi diferencat. Dalja e gabuar e portierit Victor Valdes pas ekzekutimit të një goditje këndi u shfrytëzua në maksimum nga Truilljo, i cili realizoi me kokë golin e vetëm të miqëve në këtë sfidë. Në minutat në vazhdim Barcelona lëshoi disi në lojën e saj dhe Almeria pati disa mundësi për të barazuar rezultatin. Megjithatë ajo çka e bën të mrekullueshme këtë skuadër është se shënon atëherë kur nuk e pret. Me sfidën që dukej sikur po i drejtohej fundit në shifrat 2-1, Barcelona shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht ishte kapiteni Carles Puyol, I cili në të 83-tën e festoi në mënyrë të shkëlqyer rikthimin e tij në fushë.

Një goditje me kokë e Messit që përfundoi në traversë u ndoq më së miri nga qëndërmbrojtësi i cili me portën e boshatisur nuk e pati aspak të vështirë për të shënuar. Por katalanasit nuk u mjaftuan me kaq pasi në të 89-tën ishte Xavi Hernandez ai që e dërgoi topin për herë të katërt në rrjetë. Mesfushori i Barçës pasi mori një pasim të bukur nga Pedro provoi nga distanca duke realizuar një gol shumë të bukur. Përfundimisht 4-1 për Barcelonën që tani e sheh veten vetëm 1 pikë larg kreut.

LEAVE A REPLY