Home SPORT Barcelona kryen detyrën

Barcelona kryen detyrën

192
0
SHARE

Barcelona e ka mposhtur Real Betisin me rezultat 3:1, derisa i është afruar sërish liderit Atletico Madrid në vetëm një pikë.

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në garë për titullin e kampionit në La Liga. Katalunasit në Camp Nou e kanë mposhtu Real Betisit me rezultat 3:1

Lionel Messi e ka kaluar Barcelonën në epërsi 1:0 në minutën e 14-të, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Kurse, në minutën e 67-të, katalunasit shtuan epërsinë në 2:0 me autogolin e Jordi Figueras. Por, mysafirët zvogëluan epërsinë e vendasve vetëm pas dy minutave me golin e Ruben Castro Martin.

Ndërsa, fitoren Barcelonës ia siguroi Lionel Messi, i cili katër minuta pa përfunduar takimi realizoi për 3:1.

Me këtë fitore Barcelona është ngjitur në kuotën e 78 pikëve, një më pak sesa lideri Ateltico Madrid.