Home SPORT Barcelona dëshiron të rinovojë me Pedro Rodriguez

Barcelona dëshiron të rinovojë me Pedro Rodriguez

68
0
SHARE

Te Barcelona nuk dëshirojnë të hasin probleme në fund të sezonit dhe kanë gati një kontratë të re për Pedro Rodriguez. Futbollisti 26-vjeçar është duke zhvilluar një edicion shumë të mirë edhe pse shpesh herë lufton me Alexis Sanchez dhe Neymar për një vend titullari në formacionin e blaugranave. Pedro ka qenë një nga lojtarët më efikasë të Barçës në këtë sezon, pasi deri në këtë moment ka shënuar gjithsej 17 gola në të gjithë kompeticionet, dhe duke ditur që sulmuesi po ndiqet me vëmendje nga shumë klube të rëndësishme europiane, Drejtori sportiv i katalanasve, Andoni Zubizareta ka gati një kontratë të re për Pedron.

Marrëveshja aktuale e 26-vjeçarit me Barcelonën skadon në Qershor të vitit 2016, madje në të ekziston edhe një klauzolë që kap vlerën 150 milionë Euro për largimin e tij. Megjithatë Zubizareta në javët e ardhshme pritet t’i ofrojë Pedros, një kontratë të re deri në vitin 2018, nga e cila futbollisti nga Tenerife do të ketë mundësi të përfitojë një pagë më të lartë se ajo aktualja, ndërsa përsa i përket klauzolës për largimin e tij ajo do të mbetët e njëjtë. Në orët e fundit po flitet për një interesim të Mancheter United dhe Paris Saint Germain në drejtim të Pedros, dhe kjo është arsyeja që drejtuesit blaugrana po përshpejtojnë procedurat e rinovimit pasi nuk dëshirojnë që Pedro të largohet nga Barcelona.

LEAVE A REPLY