Home SPORT Barca e pastër në çështjen ‘Neymar’

Barca e pastër në çështjen ‘Neymar’

134
0
SHARE

Federata Spanjolle e Futbollit (LFP) ka vërtetuar se nuk ka pasur parregullsi gjatë transferimit të Neymarit nga Barcelona.

Autoritetet spanjolle e kanë hulumtuar rastin e blerjes së brazilianit, pasi klubi nuk kishte ofruar informata të sakta rreth çmimit të paguar për të.

Megjithatë, në një komunikatë të lëshuar nga Blaugranët thuhet se LFP ka ardhur në përfundim se katalunasit nuk kanë bërë asnjë gabim në mënyrën se si është kryer transferimi.

“Barcelona shpreh kënaqësinë për vendimin e Komitetit të Kontrollit Ekonomik të Federatës Profesionale të Futbollit, se nuk ekziston ndonjë veprim i parregullt nga Barcelona në transferimin e Neymar Jr. Komiteti është takuar të mërkurën e kaluar, 23 prill, ndërsa vendimi është publikuar të premten që lamë pas”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Barca.

Në vendimin e LFP thuhet se klubi katalunas nuk i ka thyer ligjet dhe rregullat e kësaj federate, ashtu që nuk do të ndërmerret kurrfarë veprimi kundrejt Barcelonës.