Home SPORT Barazon Chelsea, humb rastin për ta marrë kreun

Barazon Chelsea, humb rastin për ta marrë kreun

153
0
SHARE

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola në përballje me Norwichin. Me këtë gabim, londinezët nuk shfrytëzuan mundësinë për ta marrë kreun e renditjes në Premierligë.

Chelsea ka barazuar pa gola me Norwichin në kuadër të xhiros së 37-të të Premierligës angleze të futbollit.

Ndonëse e dominuan ndeshjen duke krijuar disa raste shënimi, londinezët nuk arritën të marrim më shumë se një pikë nga kjo sfidë e zhvilluar në ‘Stamford Bridge’.

Ishte belgu, Eden Hazard, ai i cili rrezikoi portën kundërshtarë në pjesën e dytë, por goditja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

Kësisoj, Chelsea humbi rastin për të dalë e para në renditjen e Premierligës, me një ndeshje më shumë. Kjo skuadër tani ka 79 pikë në pozitën e tretë, një pikë më pak se Liverpooli e Manchester City që kryesojnë.