Home Aktuale Banorët e Tërnocit përkujtojnë 15 vjetorin e dëbimit nga ushtria serbe...

Banorët e Tërnocit përkujtojnë 15 vjetorin e dëbimit nga ushtria serbe (Foto+video)

216
0
SHARE

   Në  dalje të fshatit  Tërnoc të Bujanocit  sot  është shpalosur  një pllakë  përkujtimore  me të cilën  u shënua  15 vjetori i dëbimit të banorëve të këtiij fshati  nga ushtria Serbe.

 Më 23 prill të vitit 1999  rreth orës 17:00 u bë dëbimi banorëve të Tërnocit  mbi fshat  tek  muri i  lumit  të këtij fshati  pa dallim fëmijë, pleq, gra, burra, të sëmuar, ku pati edhe të paralizuar.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

   Për të përkujtuar këtë  sot në  dalje të fshatit  Tërnoc të Bujanocit, sot është shpalosur  një  pllakë  përkujtimore  me të cilën  u shënua  15 vjetori i debimit të banorëve të këtiij fshati tek muri i fshatit  nga ushtria Serbe.

Kryetari i BL-së së Tërnocit Agim Haliti me këtë rast  theksoi se  ato momente    ishin  shumë kritike të pushtetit të atëhershëm, momente këto të cilat nuk do të harrohen kurrë.

Kjo ishte një sakrificë, një sfidë që përjetuam  ato momente dhe ne me qëndresën tonë dëshmuam se këtu jemi dem baba dem dhe do të qëndrojmë me shekuj.

 Emrullah Lutfiu projekues i pllakës në fjalë  tha se  më 23 e prill të viti 1999 në ora 16: 50 minuta me urdhërin e komandanitit  të kazermës  së Bujanocit  Vidoj Millosheviq  i cili edhe sot  lëvizë lirshëm nëpër   rrugët e Bujanocit  u bë dëbimi i banorëve të Tërnocit nga shtëpitë  e tyre, gra burra, pleqë e fëmijë, në mesin e tyrë nuk u kursyen  as lehonat me foshnjet e posalindura,  të paralizuarit dhe të sëmurit që ishin në shtrat.

  Para të prAnishmëve  foli dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi nëjri nga aktivistët  dhe prijës fetar i cili qëndroi në krahë të popullit. Saqipi mes tjerash theksoi se pak nëse mendojmë  e dijmë se çfar ankthi dhe çfar rrëmuje  kemi patur në atë kohë. Saqipi ishte prej atyre që kishin marrë ftesa për   mobilizim të dhunshëm i 145 të rinjëve tërnocasë dhe ishte i pari që pranoi ftesën për ta flijuar vetën e tij,  vetëm  për ta   Tërnocin  dhe gjithë Luginën e Preshevës.

Kjo popullatë edhe pse bënte pjesë në kuadër të sistemit të Sërbisë, gjatë tër luftës në Kosovë përjetoj gjitha presionet shpirtërore, psikike, politike, kulturore, sportive, dhe materiale, vetëm se ishim shqiptarë.

 Falë qytetarëve që ditën të organizohen, mobilizohen dhe të solidarizohen, sikur të ishin një shpirt dhe një trup, duke i marrë parasyshë të gjitha frontet e hapur kundër shqiptarëve, si ato politike, ushtarake, policore, paramilitare dhe informative. Andaj, për tejkalimin e të gjitha këtyre sprovave ishte dashur shumë besim, mature, guxim si dhe fleksibilitet shumë aktiv për ta mbajtur këtë popullat në kontroll. /Lugina Press/

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA