Home Aktuale Banorët e Çikatovës gjejnë më të dashurit, hapin arkivolet dhe ua shikojnë...

Banorët e Çikatovës gjejnë më të dashurit, hapin arkivolet dhe ua shikojnë eshtrat

622
0
SHARE

Haki Morina nga fshati Çikatovë e Vjetër veçmë kishte humbur shpresat se do t’i gjente eshtrat e babës, Ganiut, të vrarë në prill të 99-ës nga forcat serbe. Por, 16 vite më pas, ai tashmë do ta dijë varrin e tij.

Sot, në pranimin e dokumentacionit të tij, ai nuk u mjaftua vetëm duke parë arkivolin në të cilin ishte trupi i pajetë i babës. Hakiu e hapi arkivolin, me shpresën se do ta shuante sado pak mallin për babën.

Gani Morina, bashkë me 20 bashkëvendas të tjerë, u vranë në masakrën e prillit të vitit 1999 në Çikatovë të Vjetër, komuna e Drenasit.

Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore u bë sot pranim-dorëzimi i dokumentacionit, dhe njoftimi i familjarëve të 21 të vrarëve nga Çikatova e Vjetër, të gjetur vitin ne kaluar gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës.

Haki Morina, i cili pranoi sot eshtrat e babës së tij, rrëfen se 16 vite më parë, ai me disa të afërm të tij, e kishin varrosur babën dhe axhën e tij të vrarë. Por pastaj paramilitarët serb, duke u munduar të fshijnë gjurmët e krimeve, i zhvarrosën ata, për t’i zhdukur pastaj dhe për t’ua humbur gjurmët për plot 15 vite.

“Kisha qef qysh i kam parë atëherë, kisha qef me i pa prap. E dijshim që janë eshnat, por kisha qef me hek atë marakun me i pa si janë…..Ma lehtë po ndihemi, se qe 16 vite i kemi kujtu, i kemi mbajtë përvjetorin e tyre, por pa trupat e tyre e kemi pasë mërzinë më të madhe. Tash e kemi një lehtësim”, thotë ai.

Në mesin e 21 rasteve të kthyera nga Rudnica e Rashkës, ishte edhe Tahir Morina nga Çikatova e Vjetër. Kur u vra, ai ishte 48 vjeç. Pas vetes la gruan dhe djalin, që asokohe ishte 17 vjeçar.