Home Aktuale Banorët e Bilaçit i gëzohen asfaltimit të rrugës në drejtim të shkollës

Banorët e Bilaçit i gëzohen asfaltimit të rrugës në drejtim të shkollës

154
0
SHARE

Në fshatin Bilaç të  Bujanocit ka filluar  sot asfaltimi i rrugës nga shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” deri në qendër të këtij fshatit me gjatësi prej 235 metra dhe gjerësi prej 4 metra,

  Asfaltimi kësaj rruge, për banorët e këtij vendbanimi ishte mirëpritur ngase më së shumti kjo rrugë   frekuentohej  nga fëmijët të cilët ndjekin mësimet në shkollën fillore  “Desanka Maksimoviq.

   Aslatimi i kësaj rruge financohet   nga buxheti komunal i Bujanocit dhe  kap vlerën prej  2.8 milionë dinarë./Lugina Press/