Home MAGAZINA Balotelli, rrahje në rrugë

Balotelli, rrahje në rrugë

591
0
SHARE

Mario Balotelli është përfshirë në një rrahje jashtë një klubi nate në Como, pasi ia kishin vjedhur telefonin.

Futbollisti italian kishte dalë për t’u argëtuar me vëllanë e tij të vogël, Enoch, mirëpo sipas revistës Diva e Donna, mbrëmja e tyre është prishur kur sulmuesi i Milanit ka vërejtur se i mungon telefoni.

Ata ndodheshin jashtë lokalit kur Enoch filloi të vraponte pas hajnit dhe më pas i është bashkuar edhe Mario dhe e kanë rrahur personin që besohet të ishte autor i vjedhjes.

Edhe pse Balotelli në këtë rast ishte viktimë, e kaluara e tij problematike do të ndikojë në perceptimin e këtij rasti nga shefat e klubit.

Mediat italiane tashmë spekulojnë se Silvio Berlusconi u ka thënë drejtuesve të klubit që ta nxjerrin në shitje 23-vjeçarin këtë verë.