Home SPORT Balotelli: Polemikat janë pjesë e jetës

Balotelli: Polemikat janë pjesë e jetës

62
0
SHARE

Mario Balotelli kërkon më shumë privatësi dhe u drejtohet njerëzve me thirrjen që mos të kushtojnë më vëmendje të tepruar në ato që ai bën në seancat stërvitore. Sulmuesi i Milanit, problematik i njohur në raportet me trajnerët dhe shokët e skuadrës në të shkuarën dhe veçanërisht me teknikun Mancini te Manchester City, duket se ka reflektuar dhe mendon se këto gjëra janë pjesë normale e punës në një ekip.

“Për fat të keq, ekzistojnë disa persona që gjërat e vogla mundohen t’i bëjnë të mëdha. Në çdo mjedis pune ka përplasje, përse futbolli duhet të bëjë përjashtim? Rëndësi ka që në fund të ecim përpara dhe këtë kemi bërë kur unë isha te City. Episode si ato të së shkuarës ndodhin vazhdimisht në Itali, por askush nuk i jep jehonë dhe në fund të fundit përse duhet ta bëjnë? Nuk dua të them se shtypi italian është më i mirë se ai anglez”.

Me Mancinin, Super Mario ka punuar edhe te Interi para se të shkonte në Angli dhe pranon se do t’i pëlqente të ishin sërish bashkë në një skuadër, edhe pse prej një viti nuk di asgjë rreth jetës së teknikut italian që aktualisht ndodhet te Galatasaray.

“Nuk kam folur me Mancinin që kur u largova nga Anglia, por di që ndodhet në Turqi apo jo? Më pëlqen ai, si njeri dhe si trajner, ka qënë një figurë shumë e rëndësishme në karrierën time”.

Nga Citizens, Balotelli u largua për t’u bashkuar me Milanin në Janar të 2013-ës. Në muajin Maj të të njëjtit vit, Mancini u shkarkua për t’u transferuar më pas në Shtator në Turqi, ku mori në duar frenat e skuadrës së Galatasaray.

 

LEAVE A REPLY