Home Aktuale Bajrami: Pse veç Mustafa e Thaçi po i mbrojnë marrëveshjet?

Bajrami: Pse veç Mustafa e Thaçi po i mbrojnë marrëveshjet?

171
0
SHARE

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdetet Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës ka pyetur se “përse vetëm zoti Mustafa edhe Thaçi këmbëngulin për të mos i tërhequr këto marrëveshje, kur tani kanë edhe 200 mijë nënshkrimet kundër këtyre marrëveshjeve”.

 “Përderisa nuk përmbushen kërkesat e Opozitës nuk ka dialog”, ka ripërsëritur Bajrami qëndrimin e opozitës

“Nëse këto kalojnë do të jenë fatale për shtetin. Me çfarë të drejte Kryesia merr vendim për t’i përjashtuar të gjithë deputetët e opozitës kolektivisht. Përgjegjësia është individuale”, tha deputetja Bajrami.

Ajo tha se intervenimi në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje me 28 nëntor për ta arrestuar deputetin Albin Kurti, ishte i njëjtë sikur në sistemin e ish-diktatorit serb Sllobodan Millisheviq.

“Kryetari i Kuvendit ka mundur të mos thërras seanca, kjo ka mundur të evitohej. Ndërhyrja në Vetëvendosje a mund të arsyetohet kur 20,00 policë ndërhyjnë në zyrat e saj, kjo ngjan me sistemin e Millosheviqit”, ka pohuar Bajrami.

Ajo tha se “kjo situatë është për fajin e tre personave: Kryeministrit, zëvendësi të tij dhe kryetarit të Kuvend