Home Aktuale Bajram Salihu emërohet UD i drejtorit të Sh.f “Muharrem Kadriu”në Tërnoc

Bajram Salihu emërohet UD i drejtorit të Sh.f “Muharrem Kadriu”në Tërnoc

28
0
SHARE

Në adresë të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc sot ka ardhur një vendim nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë me të cilin vendim emërohet Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të këtij institucioni arsimorë.
Ministria e Arsimit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ushtrues të detyrës së drejtorit ka emëruar Bajram Salihun arsimtar i gjuhës shqipe në këtë shkollë i ka konfirmuar sot portalit informativ Lugina Press një burim brenda shkollës.
Ndërkaq gjatë ditës së hënë pritet që vendimin nga ministria e arsimit ta miratoj edhe këshilii i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc./Lugina Press/