Home MAGAZINA Aziri: Fejzullahu nuk është arrestuar, ndodhet në hotel, “në zonë neutrale”

Aziri: Fejzullahu nuk është arrestuar, ndodhet në hotel, “në zonë neutrale”

74
0
SHARE

Pronari i diskotekës “Boleros” në Buchs të Cyrihut, Zejni Aziri, përgënjeshtroi lajmin për arrestimin e Sabri Fejzullahut.

Aziri, nëpërmjet telefonit i deklaroi portalit dialogplus se “Sabri Fejzullahu sonte ishte paraparë që të jetë mysafir në diskotekë për një mbrëmje rinore, por është ndaluar, e jo arrestuar”.

“Policia pohoi se nuk është arrestuar, por është kthyer. Meqë nuk ka aeroplan sonte për Prishtinë, ai në mëngjes duhet ta lëshojë Zvicrën, për arsye se këngëtarit në fjalë i ka kaluar viza e Zvicrës dhe e ka pasur vizën e Gjermanisë”.

Sipas Azirit, Fejzullahu është duke qëndruar në njërin nga hotelet e Aeroportit të Cyrihut për ta pritur aeroplanin e kthimit për Prishtinë.

“Sabriu është në zonën neutrale”, tha ndër të tjera Aziri.


Sabri Fejzullahu: Nuk jam arrestuar!

E plotësuar: Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, thotë se nuk është arrestuar sot e madje nuk e ka pasur as problemin më të vogël në Zvicër.

“Jam befasuar me të vërtet. Po sa arrita në Zvicër e tërë familja nisi të më telefonoj duke më pyetur se çka po ndodh. A jam mirë. Pastaj e pash që portalet kishin shkruar gjithçka për mua”, ka thënë Fejzullahu për Zëri, duke shtuar se në Zvicër ka udhëtuar për punë dhe se nesër në mëngjes do të jetë në Prishtinë.


Arrestohet Sabri Fejzullahu (Video)

Në Aeroportin e Cyrihut sot (e shtunë) paradite është arrestuar këngëtari Sabri Fejzullahu.

Masat u morën kur u kuptua se viza e tij turistike nuk kishte për qëllim vizitën në Zvicër por punën, që sipas ligjit të shtetit zviceran është e paligjshme, u tha në emisionin Prive të Klan Kosovës.

Këngëtari është në paraburgim për 24 orë. /KK/