Home Aktuale Avokatja Shpata Hoti e cila i’a ka mësyrë Asamblesë Komunale të...

Avokatja Shpata Hoti e cila i’a ka mësyrë Asamblesë Komunale të Mitrovicës

219
0
SHARE

Në garë për asamblenë komunale të Mitrovicës është futur edhe një jursite me një gamë të gjërë njohurishë të arrutura nëpër disa vende të ndryshme të botës.

Bëhet fjalë për Shpata Hotin Magjistre e   Shkencave  Juridike drejtimi Kriminalistikë  e cila   ka hyrë në listën e Forcës  së Diasporës(Fe D),  ngase një kohë edhe vetë kishte jetuar si mërgimtare.Tani jeton dhe vepron në qytetin e saj të lindjes  në Mitrovicë e që dëshiron të  jetë në shërbim të qytetarëve të qytetit të minatorëve.

Ajo dëshiron para qytetarëve të saj të shpalos përvojat e saja si femër profesioniste, si nënë, si bijë dhe si grua.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

Unë Shpata Hoti e lindur dhe rritur në Mitrovicë nga nje familje Atëdhedashëse, Magjistër e shkencave Juridike drejtimi Kriminalistik, po qëndroj para jush të shpalos përvojat e mia si femër profesioniste, si nënë, si bijë dhe si grua.

Jam nënshtetase Lebaneze si dhe Maqedone, arsyeja që më bëri ta lë Kosovën është po e njejta që më bëri të kthehem prapë.

Ku deri me tani mund të them se nëpër etapat që ne si rini e Mitrovices kemi kaluar, nuk ka kaluar asnje qytet tjeter i Kosovës, përgjysmimi i qytetit, mbajtja e mësimit në rrugë etj, por mbi të gjitha ne nuk u dorëzuam asnjëherë por mbetëm gjallë përmes kulturës, rok muzikës e shumë tradita që ka qyteti ynë i gjelbërt, qyteti i minatoreve, qyteti i artë i Kosovës.

Politikat e deri më tanishme, nuk na dhanë asgjë përveç premtimeve të pambajtura, mosvlerësime profesionale, shtypjeve dhe ngritjeve në emër të partive, një kaos i madh për luftim pozitash jomeritore nga të gjitha anët, të gjitha këto ishin arsyet për të marr këtë hap jo të lehtë.

Dhe them: “Mjaft më, para se gjithash jemi njerëz me të drejta të barabarta, mjaft me ndarje partiake apo grupacioneve të ndryshme që vazhdojnë të na përqajn, mjaftë me ngritjen e të paditurve dhe mosvleresimin e të diturve, dhe ne si Forcë e Diasporës pa dallime politike, fetare, ngjyre jemi këtu që t’ia kthejmë buzëqeshjen qytetit tonë.

T’ia kthejmë shpresën në fytyrat e përlotura të prindërve për femijet e tyre që dolën nga ky qytet për një të ardhme më të mirë, t’ia kthejmë shpresën në sytë e nënave të reja për një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre.

Këto e më shumë do kemi mundësin t’i bëjmë sëbashku pasi të na votoni ne, për një ndryshim pozitiv për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

Votoni Partine më të re FeD 146 dhe mua 6 që të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal.

Me besimin që do më jepni nuk do t’iu zhgënjej as edhe një moment.

Ju faleminderit shumë Zoti ju bekoftë të gjithëve, Zoti e bekoftë Mitrovicën tonë të bukur, Kosovën dhe të gjithë Shqipëtarët anë e kënd botës. Ju faleminderit!

#146

#6

Ma.Sc.-L.L.M në Shkencat Kriminologjike

Zëvendëse Presidente e Zërit te Shqipëtareve në Lindjen e Mesme

Praktikante në Zyrë Avokatie .

Ma. Sc- L.L.M in Criminal Laë Shpata Hoti

Vice President at Voice Of Arnaout in Midlle East

Intern at Laë Office