Home SPORT Atl. Madrid kampion i Spanjës pas 18 vitesh

Atl. Madrid kampion i Spanjës pas 18 vitesh

116
0
SHARE

Atletico Madridit i ka mjaftuar barazimi 1:1 në Camp Nou ndaj Barcelonës për tu shpallur kampion i ri i Spanjës Heroi i skuadrës madrilen ishte Diego Godin.

Atletico Madrid e ka kurorëzuar me titull sezonin fantastik në La Liga. Skuadrës së Diego Simeones i ka mjaftuar barazimi 1:1 në Camp Nou ndaj Barcelonës për tu shpallur kampion i ri i Spanjës

Barcelona e ka nisur më mirë takimin, derisa në minutën e 33-të Alexis Sanchez kaloi katalunasit në epërsi 1:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Atletico Madrid në pjesë e parë mbeti pa dy lojtarët kryesor të saj. Në minutën e 16-të, për shkak të lëndimit u larguar Diego Costa, derisa pas shtatë minutave fushën e liroi edhe Arda Turan.

Pavarësisht kësaj, Atletico e barazoi rezultatin në 1:1 vetëm katër minuta pasi fillimit të pjesë së dytë me golin e Diego Godinit.

Pas barazimit, Barcelona kërkoi me ngulm golin e epërsisë, por nuk e arrirën, duke u pajtuar me vendin e dytë në La Liga.

Ky sezon ishte dëshpërues për Barcelonën, e cila dështoi edhe në Ligën e Kampionëve dhe Copa del Ray.

Kurse, ka gjasa ta fitoj edhe një trofe, pasi me 24 maj do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve ndaj rivalit Real Madrid.

Ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Kiliani Alexis Sanchez./luginapress/

10372026_10152565387809305_909063809487293808_n

Golat: