Home Aktuale Atasheu i SHBA-së viziton Këshillin Kombëtar Shqiptar

Atasheu i SHBA-së viziton Këshillin Kombëtar Shqiptar

104
0
SHARE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, ka pritur të mërkurën atasheun ushtarak të SHBA-së të akredituar në Beograd, Taft Blekbern dhe shefin e zyrës për bashkëpunim me jashtë Koti N. Shej.

Kryetari Musliu në këtë takim ka njoftuar mysafirët me funskionimin, qëllimet dhe rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe me problemet e bashkësisë shqiptare, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ky institucion.

Musliu me këtë rast ka falënderuar delegacionin për interesimin e vazhdueshëm që po tregon ambasada amerikane, jo vetëm për KKSH-në, por edhe për tejkalimin e sfidave lidhur me përmirësimin e pozitës së bashkësisë shqiptare krahas afirmimit të modeleve të cilat po aplikohen tashmë në rajon./Lugina Press/