Home SHKENCË Astronauti i NASA-s flet për “takimin” me alienët!? (Video)

Astronauti i NASA-s flet për “takimin” me alienët!? (Video)

139
0
SHARE

Astronauti i NASA-s, Leroy Chiao, më 2005 ishte për gjashtë muaj komandant i Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Gjatë ecjes në hapësirë, Chiao ka parë diçka nga e cila thotë se “zemra i shkoi te thembra”!
Ai thotë se ka parë pesë drita që lëviznin në një formacion që ngjante me një pike çuditëse të përmbysur, e që kaloi pranë tij. Për Huffington Post ai thotë se fjala është për jashtëtokësorët.

“Këtë mundësi nuk e eliminoj”, thotë ai dhe shton: “Besoj se ka jetë tjetër në hapësirë”.

Sipas tij, jashtëtokësorët janë shumë më përparimtarë se ne.

“Munden të kalojnë distanca të mëdha për kohë të shkurtë, apo mund të udhëtojnë nga sistemi paralel tek ky i joni”, thotë Chaio, për të cilin është e çuditshme se pse ata nuk shfaqen lirshëm.