Home LAJME Askush nuk po fiton nga YouTube, bile as vetë Google!

Askush nuk po fiton nga YouTube, bile as vetë Google!

8
0
SHARE

Me sa duket, askush nuk është duke bërë para nga YouTube, dhe e fundit prej të gjithëve në këtë listë thuhet se është Google – pavarësisht raporteve se shërbimi më i madh në botë për videot online ka gjeneruar 4 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar.

Edhe pse YouTube përbënte rreth gjashtë për qind të shitjeve të përgjithshme të Google-it gjatë vitit të kaluar, shërbimi thuhet se nuk i ka kontribuar fitimeve, një burim tha për Wall Street Journal.

Të ardhurat e YouTube u rritën me 1 miliard në vitin 2014. Por, pas pagesave për përmbajtje dhe pajisjeve për të ofruar video të shpejta, YouTube besohet se bën para vetëm sa për ti mbuluar shpenzimet, tha burimi i lajmit.

Për YouTube janë ankuar edhe krijuesit e përmbajtjes, të cilët thonë se shërbimi po i lë ata me “duar në xhepa” në fund.
Google e ka blerë YouTube në vitin 2006 për një shumë marramendëse në atë kohë, që arrinte në 1.65 miliardë dollarë.