Home LAJME Arsim Sadriu nga Presheva, kandidat për deputet në kantonin Basel të Zvicrës

Arsim Sadriu nga Presheva, kandidat për deputet në kantonin Basel të Zvicrës

135
0
SHARE

Koha po afrohet që shqiptarët të kenë përfaqsuesin e tyre në në parlamentin e Baselit.
Erdhi koha dhe që tani ora po lëviz për zgjedhjet e tetorit në kantonin e Baselit. Më gëzon fakti te gjindem ne listën e partisë socialdemokrate të kantonit të Baselit, për zgjedhjet që do te mbahen 23 Tetorë të ketij viti për parlamentin dhe qeverinë e kantonit.

Unë angazhohem për një shoqeri të forë ekonomikisht, dhe të gjëre në aspektin social dhe kulturorë në kantonin e Basel-Stadt-it. Në veçanti pikësynim imi është të prezantoj komunitetin me të madh shqiptarë jashtë trojeve etnike, e që jeton në kantonin e Baselit dhe për këte arsye është edhe motoja e fushates: «Ich gebe der weltweit grössten albanisch-sprachigen Gemeinschaft ausserhalb von Albanien eine Stimme.» Qëllimi është që si komunitet, shqiptarët që jetojmë këtu të kemi çasje dhe të bëhemi pjesë e vendimmarrjes dhe jetës politike dhe institucionale. Njëkohësisht që me hapin tim, të hap rrugën që gjeneratat e të rinjëve të avancojnë në të ardhmen me pjesëmarrjen e tyre në jetën politike dhe institucionale të shtetit zvicërran.

Për këte aresye unë dhe partiasocial-demokrate e Baselit, kërkojmë votat tuaj dhe të komunitetit shqiptarë, sepse ne së bashku angazhohemi: për të gjithë, në vend të pakicës.

Votoni listen Nr. 5 dhe mua si kandidat per parlamentin e kantonit.

Me respektin më të veçantë, Arsim Sadriu.