Home Aktuale Arsenali ofron para dhe Giroudin për Aubameyangin

Arsenali ofron para dhe Giroudin për Aubameyangin

208
0
SHARE

Arsenal nuk ka hequr ende dorë nga sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Pas refuzimit të parë që i bëri skuadra e Dormund, me ofertën prej 50 milionë euro, ‘topçinjtë’ janë gati të nisin një tjetër fushatë për sulmuesin nga Gaboni.

Sipas asaj që shkuan e përditshmja ‘Kicker’, Administratori i Përgjithshëm Gazidis ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të provuar të bindë drejtuesit e Dortmund për një marrëveshje mes palëve.

Borussia Dortmund e vlerëson sulmuesin me vlerën 68 milionë eurove, por londinezët po mendojnë që të përfshijnë në këtë marrëveshje edhe francezin Giroud.

Pra 59 milionë euro dhe huazimi i Giroud deri në muajin qershor.

Një manovër e tillë duket se kënaq edhe sulmuesin francez, pasi ai kërkon më shumë minuta aktivizim, për të bindur Deschamps ta marrë në Rusi, muinuta që te Arsenal nuk po i gjen në këtë sezon.