Home SPORT Arsenali ndalohet edhe nga Leicester City

Arsenali ndalohet edhe nga Leicester City

38
0
SHARE

Arsenali nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së tretë të Ligës Premier në udhëtim te Leicester City.

Topçinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të përforcimit të ri të verës Alexis Sanchez (20’), por nuk arritën ta ruajnë gjatë avantazhin pasi pësuan dy minuta më vonë me golin e Jose Leonardo Ulloa (22’).

Edhe pse krijuan raste të kohëpaskohshme, të zgjedhurit e Arsene Wenger nuk ishin në gjendje të rikthejnë avantazhin, madje ishin afër edhe për të pësuar në disa raste.

Kjo është një alarm i fundit për Arsenalin për të sjellë një sulmues klasi në Emirates në më pak se dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar, i cili do ta mbante klubin në garë për katër pozitat e para ose edhe në garë për titull. / LuginaPress