Home LAJME Arrestohet Sllobodan Sovërlic, i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

Arrestohet Sllobodan Sovërlic, i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

31
0
SHARE

Policia e EULEX-it ka arrestuar sot në orët e mbrëmjes në Zubin Potok Sllobodan Sovërliq, i dyshuar për vrasjen e Enver Zymberit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ai për shkaqe sigurie është transferuar menjëherë bë bazën e EULEX-it në jug të Mitrovicës, ku po vazhdon të mbahet edhe gjatë kohës kur po raportojmë.

Ndryshe, Sovërliq ishte kapur nga Policia e Kosovës gjatë muajit mars të këtij viti në Zubin Potok, por persona të maskuar ishin futur me dhunë duke liruar të arrestuarin.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktoj EULEX-in për të konfirmuar ngjarjen, por pa sukses./luginapress/