Home EKONOMI Arrestohet një mjek dhe një teknik për ryshfet

Arrestohet një mjek dhe një teknik për ryshfet

7
0
SHARE

Për shërim të djalit të tij, u detyrua të jep ryshfet tek zyrtarët e QKUK-së. Kështu iu mundësua edhe dërgimi i tij për në spitalin e Shqipërisë. Është kjo arsyeja pse një mjek dhe një teknik në QKUK, sot u arrestuan nga policia.
Krejt kjo pasi viktima paraqiti rastin në polici, me ç’rast të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 100 euro, ku të njëjtit kanë pranuar se këto mjete i kishin pranuar nga viktima.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim dhe autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë ndalur në qendrën e mbajtjes për procedurat e mëtejshme hetimore.

Komunikata e plotë e policisë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht sektori për hetimin e korrupsionit, dje pasdite ka realizuar një operacion policor në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje e ryshfetit’.

Personat e arrestuar janë: P. Gj. i lindur me 1979 dhe L. M. i lindur me 1983.

Hetuesit policorë kishin pranuar një informatë se nga personat e dyshuar tashmë të arrestuar nga policia, që të dy zyrtarë në QKUK, njëri mjek dhe tjetri teknik medicinal, viktima mashkull shqiptar kosovar ishte shtyrë që për transportin e fëmijës së tij për ta dërguar prej QKUK-së në spitalin e Shqipërisë t’u japë ryshfet dy zyrtarëve të QKUK-së.

Pas marrjes së kësaj informate me autorizim të prokurorit kompetent janë aplikuar masat e fshehta hetimore, me ç’rast të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 100 euro, ku të njëjtit kanë pranuar se këto mjete i kishin pranuar nga viktima.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim dhe autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë ndalur në qendrën e mbajtjes për procedurat e mëtejshme hetimore.

LEAVE A REPLY