Home LAJME Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar për trafik droge

Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar për trafik droge

99
0
SHARE

I dënuari në Shqipëri për trafik droge, arrestohet nga policia italiane në shtëpinë e tij në Brindisi.

Shqiptari Bledar Ismailaj, 30 vjeç, nga Vlora, ishte dënuar me 7 vjet burg për akuzën e trafikimit të drogës.
Arrestimi i 30-vjeçarit u publikua edhe nga mediat italiane, të cilat raportojnë se Ismailaj ishte në kërkim ndërkombëtar, për këtë arsye përdorte identitet fals. Ai u arrestua nga policia italiane në shtëpinë e tij.

Pas arrestimit, Ismailaj pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

175034 (1)