Home LAJME Arrestohen terroristë shqiptarë, qytetarët donin t’i vrisnin në spital (Video)

Arrestohen terroristë shqiptarë, qytetarët donin t’i vrisnin në spital (Video)

138
0
SHARE

Tre shqiptarë u arrestuan mëngjesin e së premtes nga forcat policore turke, si autorë të vrasjes së dy policëve dhe një civili në afërsi të qytetit Nigde, një ditë më parë.
Mediat turke e kanë quajtur këtë një sulm terrorist. Sipas tyre, të tre personat flisnin edhe arabisht dhe janë pjesëtarë të grupimit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, grup ky që ka lidhje të drejtpërdrejta me al-Qaeden. Mediat theksojnë se dy prej personave janë arrestuar në një klinikë ku kanë shkuar për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pas plagëve të marra gjatë përleshjes me armë me policinë turke.

TCH raporton se të arrestuarit janë dy shqiptarë nga Kosova dhe një nga Maqedonia.

Vrasja e dy policëve ka sjellë irritimin e popullatës vendase, të cilët kanë pushtuar klinikën dhe kanë dashur t’i japin dënimin terroristëve të plagosur.

Mediat vendase nuk japin identitetin e të arrestuarve, por theksojnë se mosha e dy shqiptareve nga Kosova është 18, ndërsa e shqiptarit të Maqedonise 23.

Ende nuk është mësuar se cili ka qenë qëllimi kryesor i këtyre personave, ndërkohë që vetëm pas përfundimit të hetimeve do të jepen detaje më të hollësishme. /Top Channel/