Pjestarët e policisë së Vranjës kanë konfiskuar 396 kilogram duhan pa dokumentacione përcjellëse.
Pas tentimit të pasuksesshëm të arratisen, policia në rrugën Vranjë – Vlladicki Han, ka ndaluar veturën e tipit “Golf 4″ ma targa të Beogradit ndërsa po drejtohej nga F.O (1987) nga komuna e Bujanocit dhe me bashkëudhëtarin e tij B.V (1991) nga Beogradi.
Të dyshuarit janë dorëzuar në gjykatën e lartë në Vranjë për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për tregëti të ndaluar. /Lugina Press/