Home Aktuale Arrestimi i tre personave në orët e hershme të mëngjesit: Ja çfarë...

Arrestimi i tre personave në orët e hershme të mëngjesit: Ja çfarë thotë Policia!

641
0
SHARE

Arrestimin e tre personave në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme si të dyshuar si pjesëtar të ISIS-it  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se në mesnatë rreth orës 01:40 kanë arrestuar personat e dyshuar të cilët po udhëtonin me dy vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Njëra veturë e tipit Golf 2 ngjyrë të kuqe si dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe. Të njëjtit gjenden në stacionin policor për intervistim.

“Ju njoftojmë se më datë 11.07.2015 rreth orës 01:40, në magjistralen Prishtinë-Gjilan konkretisht afër liqenit të Badovcit njësitet relevante policore kanë arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin e bazuar në përfshirjen e veprës penale. Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra Golf 2 ngjyrë të kuqe dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe”, ka thënë Kelani për Indeksonline.

Ai ka thënë se në vetura janë konfiskuar një sasi e provave materiale.

Kelani ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë shoqëruar për në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme.

“Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, për procedura të mëtutjeshme policore”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës njofton qytetarët se të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë ndërmarrë në kohë.