Home Aktuale Arifi: Zvogëlimi i mjeteve për 8 milionë dinarë për zhvillimin ekonomik...

Arifi: Zvogëlimi i mjeteve për 8 milionë dinarë për zhvillimin ekonomik është një gjë jo e mirë

206
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit nagip Arifi ka shprehur keqardhje që subvencionet për zhvillim ekonomik për vitin 2016 janë ulur për tetë milionë dinar.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka theksuar se, zvogëlimi i mjeteve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nga ana e Qeverisë, veçanëarisht për pjesën e subvencionimeve, i cili për këtë vit është për 8 milion dinarë më pak, është një gjë jo e mirë dhe se kjo do të dëmtojë zhvillimin në përgjithësi në Luginë. Arifi ka theksuar se për këtë vit komuna e Bujanocit nga Trupi koordinues do të marrë 40 milion dinarë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe nxitjen e punësimit, duke shtuar se vitin e kaluar në këtë aspekt komuna e Buajocit ka qenë më efikase në krahasim me dy komunat tjera, si dhe për këtë vit komuna e Bujanocit ka përfituar 45% nga buxheti i përgjithshëm për tri komunat./Lugina Press/