Home Aktuale Arifi uron festën e Kurban Bajramit

Arifi uron festën e Kurban Bajramit

43
0
SHARE

Të nderuar qytetarë shqiptarë të fesë islame,

Jemi në prag të Festës së Kurban Bajramit, festës e cila simbolizon solidaritetin mes njerëzve, ndihmën për njëri tjetrin, përkushtimin ndaj të varfërve dhe jetimëve, ndalimin e dukurive negative, e parasegjithash është festë ku shprehim besimin dhe adhurimin në Zot.

Andaj, më lejoni që me sinqeritetin më të madh, në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, t’ua uroj Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve musliman, duke u lutur që të gjithë haxhilerëve t’ju pranohet Haxhillëku, dhe popullin tonë ta prijë e mbara!

Kryetari i PD-së,
Nagip Arifi