Home Aktuale Arifi: Urime 7 marsi “Dita e Mësuesit “

Arifi: Urime 7 marsi “Dita e Mësuesit “

132
0
SHARE

Urime 7 marsi “Dita e Mësuesit “

Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar që në cilësinë e kryetarit të komunës së Bujanocit të gjithë mësimëdhënsve shqiptarë të komunës sonë t’u uroj 7 marsin, “ Ditën e mësuesit “.
I vetëdijëshm për këtë ditë të shenjtë të historisë sonë kombëtare, posaçërisht të sferës më të ndritshme, siç është arsimi, shfrytëzoj nga rasti që në radhë të parë përgëzime të sinqerta t’u dërgoj veteranëve të kësaj lëmie, që edhe sot e kësaj dite kur i takojmë, na kthejnë në kujtimet e bankave shkollore.
Përgëzime të sinqerta shprehim edhe për të gjithë ata punonjës arsimorë të cilët betejën e tyre për dhënien e dijes e bëjnë me më të vegjlit, pa i harruar edhe mësimëdhënësit tjerë që vazhdojnë të kontribuojnë në përgatitjen e gjeneratave të reja.
Me krenarinë më të lartë i përkujtojmë mësuesit e parë, ata të cilët sot nuk janë në mesin tone, e të cilëve u takon lavdia dhe devotshmëria për punën e tyre të palodhshme për edukimin e brezit të parë në gjuhën amtare.
Të dashur mësimëdhëns, ne besojmë se detyra juaj madhore për edukim dhe arsimim do të vazhdoj edhe më tej me sinqeritet dhe përkushtim maksimal.
Ne jemi të bindur se përgatitja e gjeneratave të reja, nga të cilat do të dalin kuadro profesionesh të ndryshme, është pjesë e misionit tuaj madhor.
Komuna jonë gjithnjë ka nxjerrë në dritë djemë dhe vajza intelektualësh, të zellshëm e punëtorë. S’kemi aspak dyshime që edhe e ardhmja do të jetë e tillë e ndoshta edhe më e begatshme.
Duke shpresuar se puna juaj do të vazhdojë të kryhet me nderë, edhe një herë, urime ju qoftë kjo ditë e madhe dhe e bekuar për mbarë kombin tonë!

Me respekt,
Dr.Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit

LEAVE A REPLY