Home Aktuale Arifi takoi drejtoreshën ekzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime...

Arifi takoi drejtoreshën ekzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime dhe Projekte

99
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi morri pjesë sot në evenimentin e organizuar me rastin e vizitës në Serbi të zonjës Grete Faremo, nënsekretare gjenerale e Kombeve të Bashkuara dhe drejtoreshë egzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime dhe Projekte.
Me këtë rast Kryetari Arifi takoi zonjën Grete Faremo, nënsekretare gjenerale e Kombeve të Bashkuara dhe drejtoreshë egzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime dhe Projekte.
Arifi pati rastin që zonjës Faremo të ia prezantoj potencialet e komunës së Bujanocit sa i përket zhvillimit ekonomik dhe nga ajo kërkoi investime të reja për zhvillimin e Bujanocit në aspektin ekonomik./Lugina Press/