Home Aktuale Arifi priti përfaqësuesit e agjensionit turk TIKA

Arifi priti përfaqësuesit e agjensionit turk TIKA

167
0
SHARE

 Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka mirëpritur përfaqëuesit e Agjensionit turk TIKA të kryesuar nga koordinatorja e programit Çagla Gultekin Tosbat, me të cilët biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit mes TIKA-s dhe komunës së Bujanocit.

Gjatë takimit u diskutua edhe realizimi i shumë projekteve me rëndësi të veçant për qytetarët, në mesin e tyre edhe implementimin i projekteve për mbrojtjen e ambientit jetësor, i cili do të fillojë muajin e ardhshëm.

Kryeti i komunës së Bujanocit Nagip Arfi në profilin e tij në facebook ka shkruar se është kënaqësi t’i mirëpres miqtë nga TIKA turke.

” Kënaqësi t’i mirëpres miqtë nga TIKA turke, respektivisht koordinatoren e Programit Çağla Gültekin Tosbat, me të cilën diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe inicimin e shumë projekteve me interes të qytetarëve. Së shpejti do të realizojmë një projekt që ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit jetësor” ka shkruar Arifi.