Home Aktuale Arifi : Premton se kush do që i fiton zgjedhjet do e...

Arifi : Premton se kush do që i fiton zgjedhjet do e përkrahim

174
0
SHARE
Kandidati për Kryetar  komune  në Bujanoc,  Nagip Arifi  i PD-së   përmes një postimi në rrjetin Social Facebook ka  premtuar se kush do që i fiton zgjedhjet do e përkrahim.
Në vazhdim ju sjellim postimin e tij të plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit, ju bashkëvendasit e mi!

Zgjedhjet e 21 Qershorit njëherë e mirë do të vendosin për verdiktin tuaj se kujt i besoni më së shumti.

Patjetër se vullneti juaj do të kurorëzohet më 21 Qershor dhe Partia Demokratike do të del bindshëm fituese e këtyre zgjedhjeve, nga kjo ju garantoj se 21shi shqiptarë do jetë pozitë në Bujanoc.

Kërkoj nga ju kësaj rradhe që të votoni me mendje të shëndosh, mos u ndikoni prej askujt, respekto të gjithë por voto më të mirin, le të shkoj vota juaj përtej bindjeve politike, përtej hatrit dhe inatit, voto shlirë e mirë, atëherë bëje më të mirën për veten, familjen, shoqërinë dhe vendin tënd.

Sot ju them atë që vetëm e dini sepse gjithë e kam thënë, nëse një votë “ama të vetmen një votë” e kanë më shumë rivalët tanë politik nga rradhët e shqiptarëve un do t’ia uroj dhe do t’i jem përkrahës i tyre parezervë për ti sjellur ditët e mira, por të njejtën kërkoj anasjelltas edhe nga ata për #Ditëtëmiraqëpovijnë.

I tillë jam dhe do të mbetem, i juaji Nagip Arifi.