Home Aktuale Arifi: Ndihmoni refugjatët secili sipas mundësive tuaja

Arifi: Ndihmoni refugjatët secili sipas mundësive tuaja

79
0
SHARE

Deklaratë e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, lidhur me krizën e refugjatëve
Ndihmoni secili sipas mundësive tuaja

Komuna e Bujanocit me një vëmendje të madhe është duke i përcjellur zhvillimet që kanë të bëjnë me refugjatët nga Lindja e Mesme dhe shpreh njëkohësisht shqetësimin për pozitën e tyre e veçanërisht për trajtimin i cili në disa raste nuk është adekuat.
Meqenëse një pjesë e refugjatëve kalon edhe nëpër komunën tonë, në kuadër të kompetencave dhe mundësive tona jemi duke u angazhuar që në mënyra të ndryshme t’i ndihmojmë ata.
Në këtë drejtim duhet vecuar kontributin e Ndërmarrjes Publike “ Komunalia “ e cila gjithnjë pastron zonat ku qëndrojnë refugjatët si dhe bënë furnizimin me ujë të pijshëm disa herë brenda ditës. Poashtu, rol të rëndësishëm luajnë edhe iniciativat e Zyrës për të Rinj e cila përmes aksioneve të saja bënë shpërndarjen e ushqimeve dhe mjeteve higjienike.
Së fundmi, komuna jonë në dispozicion të refugjatëve ka vënë edhe zhveshtoret e Qendrës Sportive “ Rinia “, edhe atë për nevojat e larjes.
Duke qenë të vetdijshëm se në momentet kur këta refugjatë po përballen me luftëra të tmerrshme në vendet e origjinës së tyre por edhe me një rrugëtim skajshmërisht të rrezikshëm deri në destinacionin e tyre në Evropën Perëndimore, cdo ndihmë e jona sado e vogël të jetë ajo, do të kontribuojë në lehtësimin e gjendjes së tyre.
Andaj, kërkojmë edhe nga organizatat e ndryshme,biznset si dhe nga vet qytetarët, që sipas mundësive , t’i ndihmojmë refugjatë. Kur kemi parasysh se edhe ne dikur kishim nevojë për ndihmën e të tjerëve, atëherë ndihmesa jonë është më kuptimplotë.
Posaqërisht edhe pronarët e bizneseve duhet t’i trajtojnë blerësit refugjatë njësoj sikurse klientët tjerë pa bërë kurfarë dallimi.
Mos të harrojmë se refugjatët vetëm parakalojnë në rajonin tonë, kështu që për cdo lloj ndihme të ofruar do të përflitemi si njerëz të mirë dhe human. Nëse jo ndaj njerëzve, për vyrtyte të tilla kemi nevojë ndaj Perëndisë.