Home Aktuale Arifi krenar me realizimin e projekteve gjatë mandatit 4 vjeçar(Video)

Arifi krenar me realizimin e projekteve gjatë mandatit 4 vjeçar(Video)

110
0
SHARE

  Kryetari i komunës së Bujanocit njëherit dhe kryetar i Partisë Demokratike  Nagip Arifi ka   mbajtur sot konferencë para gazetarëve ku ka paraqitur të arriturat  gjatë mandatit katër vjeçar si krytar i komunës së Bujanocit.

   Me këtë rast kryetari Arifi  elaboroi projektet e realizuara në sfera të ndryshme. Fillimisht foli për zhvillimin e infrastrukturës në territorin e komunës së Bujanocit me qëllimin të një  jetë më të rehatshme të qytarëve të kësaj  komune. Arifi tha se për përmirësimin e infrastrukturës çdo vit kemi ndarë nga 1 milion euro. Me këtë rast Arifi përmendi   vetëm disa nga projektet nëpër vendbanimet shqiptare të Bujanocit siç është asfaltimi i rrugës Tërnoc-Breznicë, rruga Bilinicë-Muhoc pastaj  rruga Tërnoc-Mal Tërnoc.

  Ndërkoh Arifi foli edhe për zhvllimin  ekonomik    ku janë ndarë subvencione  mbi 1.500.000 euro mjete të pa kthyeshme ku janë punësur rreth 300 punëtorë.

   Në konferecën për gazetar Arifi foli dhe për zhvillimin e bujqësisë ku për çdo vit janë ndarë mbi 120.000 euro zhvillimin e saj. Arifi po ashtu  përmendi dhe realizimin e shum projekteve tjera si dhe ato që do të realizohen.

Në konferencë pati dhe pytje të gazetarëve drejtuar kryetarit Arifi,  njëra  ndër pyjetjet ishte  ku qëndron  problemi që ky pushtet nga rivalët quhet anti shqiptarë, pastaj për koalcionet e mundëshme, përgjigje këto që mund ti ndiqni në një speciale më të zgjeruar.

VIDEO NE PERPUNIM