Home Aktuale Arifi ka uruar Memli Krasniqin për detyrën e re si Kryetar i...

Arifi ka uruar Memli Krasniqin për detyrën e re si Kryetar i PDK-së

167
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit njëherit dhe kryetar i PD-së Nagip Arifi ka uruar Memli Krasniqin për detyrën e re si Kryetar i PDK-së.

Urimi i plotë:

Përgëzoj kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqin për detyrën e re në këtë parti. Zgjedhja e z. Krasniqit në krye të partisë paraqet një reformë në PDK, e cila i ofron skenës politike në Kosovë një konkurent serioz. Me shpresën se çështja e Luginës së Preshevës do të jetë në mesion e prioriteteve në agjendën e tij, Memlit dhe gjithë delegatëve të PDK-së i uroj suksese.