Home Aktuale Arifi ia lë në llogari Kamberit 430 mijë euro,në 2012-tën e kishte...

Arifi ia lë në llogari Kamberit 430 mijë euro,në 2012-tën e kishte pranuar të zbrazët dhe me borxhe

765
0
SHARE

Në njoftimin e Partisë Demokratike Lidhur me pranim-dorëzimin e detyrës së kryetarit të komunës së Bujanocit, thuhet se, kryetari Nagip Arifi ka propozuar që ajo të bëhet menjëherë pas votimit në Kuvend, por ky propozim nuk është pranuar nga ana e PVD-së, përfaqësuesit e së cilës kanë kërkuar që pranim-dorëzimi të bëhet në kabinet gjatë ditës së sotme.

Lidhur me pranim-dorëzimin e detyrës së kryetarit të komunës së Bujanocit, kryetari Nagip Arifi ka propozuar që ajo të bëhet menjëherë pas votimit në Kuvend, por ky propozim nuk është pranuar nga ana e PVD-së, përfaqësuesit e së cilës kanë kërkuar që pranim-dorëzimi të bëhet në kabinet gjatë ditës së sotme.
Edhe ky propozim është pranuar nga kryetari Arifi por përsëri është prolonguar nga ana e PVD-së, kështu që kryetari Arifi, për shkak të pushimit të aranzhuar më parë, sot, detyrën i’a ka dorëzuar zëvendës kryetarit të komunës, Stojanca Arsiq.
Deri sa me 2012 Nagip Arifi nga Shaip Kamberi pranoi trezorin e zbrazet, dhe mbi 300 milion borxhe, ai sot kryetarit faktik Stojanca Arsiqit, Shefit te Financave dhe Kryeshefit te Administrates i la ne disponim:
mbi 109 mije euro ne xhirollogarin devizore te Komunes, 9milion dinar ne xhirollogarin e NP Komunalis dhe afer 30 milion din ne thesarin e Komunes.
Jemi te sigurte se keta prap neve do të na lënë trezorin e zbrazët dhe plote borxhe, por ne sikur që kemi ditur ta sanojme keqeqeverisjen e periudhes 2008-2012,prape do ta kthejmë komunen në gjendje të rregullt.
Bujanoc më 17.05.2016
Partia Demokratike.