Home Aktuale Arifi e Mustafa kërkojnë investime në Luginë

Arifi e Mustafa kërkojnë investime në Luginë

73
0
SHARE

“Perspektivat, kushtet dhe kufizimet e Jugut të Serbisë në kontestin e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe integrimeve evropiane” ishte tema e tryezës së stome e cila mblodhi përfaqësues të OSBE-së, Qeverisë së Serbisë, profesorë universitarë e përfaqësues lokal që u mabjt në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Në hapjen e tryezës, dekani të fakultetit Ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjak organizator i kësja tryeze ka prezantuar broshurën e përgatitur nga ky fakultet në bashkëpunim me komunën e Preshevës dhe Bujanocit e cila ishte e përpiluar në tri gjuhë.

Në këtë broshurë kanë kontribouar edhe profesorët e fakulteteve rajonale, komunave të Preshevës dhe Bujanocit, OSBE-së, Ministrisë së arsimit dhe teknologjisë, Trupit Koordinues, Delegacionit Evropian dhe misionit të OSBE-së.Në këtë tryezë u diskutua për temat që ka kjo broshurë e rëndësishme për studentet dhe vendin tone, dhe u vlerësuar nga të pranishmit.

ARIFI

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke përshëndetur të pranishmit ai përmes videoprojektorit ka prezantuar komunën që drejton dhe potencialet e kësaj të fundi si një vend që ka pozitën më të mirë për të investuar e për të u zhvilluar si në arsim të lart, ekonomi, kulturë dhe në sfera të tjera. Arifi në fund të prezantimit të tij, emrin e Bujanocit e karakterizoi kështu, Buja, që do të thotë e frytshme kurse novac, para.Pastaj fjalën e mori dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili prezantoi potencialet e komunës së Preshevës dhe tha se, komuna e Bujanocit dhe Preshevës janë dy komuna më të dobëta ekonomike dhe zhvillim dhe se me integrimin e Sërbi duhet të investohet edhe tek ne. Komisarja e lartë për pakica pranë OSBE, Astrit Tors, është shprehur shumë e kënaqur që po merr pjesë në këto ngjarje të rëndësishme për vendin tone, si në vënien e gruthemelit për ndërtimin e objektit arsimor të lart, dhe tregoi specifikat rreth integrimeve Evropiane. Përkrahje ka dhënë dhe ambasadori i OSBE-së Pitër Burhard si dhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Sankoviç./Lugina Press/