Home LIFESTYLE Argjentinë, vajza mbahej në garazh prej 9 vjetësh

Argjentinë, vajza mbahej në garazh prej 9 vjetësh

96
0
SHARE

Një vajzë 15-vjeçare është liruar , pasi prej 9 vjetësh qëndronte e detyruar në garazhin e banesës nga çifti që e kishte birësuar atë. Policia ka bërë të ditur se vajza dhunohej fizikisht  dhe ushqehej keq. Në momentin që policia e ka liruar, ajo peshonte vetëm 20 kilogram. 

Në garazh vajza qëndronte bashkë me një qen dhe një majmun. Ajo ka thënë se për të ngrënë i jepnin vetëm bukë dhe asgjë tjetër. Një herë ishte rrahur, pasi kishte tentuar të merrte ushqimin e kafshëve, gjithashtu 15-vjeçarja ka thënë se në 9 vite ishte lejuar vetëm 2 herë të dilte jashtë garazhit.

Pasi është liruar nga policia ajo është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Dy ‘prindërit’ e saj janë arrestuar dhe akuzohen për skllavëri dhe abuzim.

Sipas zyrtarëve vendas, 2 personat e kishin marrë vajzën nën kujdesin e tyre të përkohshëm në vitin 2001 pasi prindërit biologjik të saj kishin edhe 7 fëmijë të tjerë dhe nuk kishin mundësi financiare ta mbanin atë.

Të dyja familjet kanë mbajtur kontakte deri në vitin 2005, kur prindërit biologjik të e kishin braktisur përgjithmonë fëmijën e tyre.