Home Aktuale Ardita Sinani nderohet me mirënjohje në LDK

Ardita Sinani nderohet me mirënjohje në LDK

261
0
SHARE

Kryetarja e Kuvendit të Preshevës njëherit edhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, merr pjesë në Forumin e gruas së LDK në Kosovë.

Me ftesë të forumit te gruas së LDK-së, kryetarja e kuvendit të komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe anëtarëve të kryesisë së PVD-së, morën pjesë në kuvendin e 7 të forumit të gruas së LDK. Në këtë forum të gruas të këtij subjekti dhe në prezencë të kryeministrit të Kosovës Ardita Sinani u nderua me mirënjohje. Me mirënjohje u nderuan edhe deputetet nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Para te pranishmëve iu dha fjala  edhe  Ardita Sinanit e cila veç tjerash theksoi: ” Bashkëpunimi në mes dy subjekteve dhe pjekuria politike, ideologjia demokratike çdo ditë e më shumë po na familjarizon. Madje femrat shqiptare duhet të kenë politika të përbashkëta për të përballuar sfidat, për t’u drejtuar  në përpjekje për komunikim, stabilizim, inkuadrim,fuqizim dhe avancimin e pozitës së femrës.”