Home LAJME Apple zgjedhet kompania më e preferuar në botë!

Apple zgjedhet kompania më e preferuar në botë!

209
0
SHARE

Çdo vit, FutureBrand analizon 100 kompanitë më të mëdha për nga vlera e kapitalizimit në treg, bën pyetësor me më shumë se 3000 konsumatorë dhe profesionistë të industrisë në 17 vende të ndryshme të botës dhe prodhon një renditje të asaj që ajo e quan fuqi të perceptimit më shumë sesa fuqi financiare.

Këtë vit raporti i FutureBrand e ka radhitur Apple në vendin e parë, pas rrëshqitjes së vitit të kaluar në vendin e dytë pas rivalit Google.

Dy asociimet më të mëdha të ndjera për Apple nga konsumatorët dhe profesionistët këtë vit ishin pasioni dhe admirimi.

Në vendin e dytë ishte Microsoft, e cila gjithashtu shënoi shumë pikë në vlerat sikurse pasioni dhe admirimi, si dhe është parë si një kompani me një të ardhme të afërt të shkëlqyer.

E treta në listë ishte kompania Samsung, me një rritje nga numri shtatë nga viti i kaluar. Ajo nxiti më shumë ndjenjat e indiferencës, por shënoi shumë më shumë në idenë se ajo kishte një të ardhme të shkëlqyer, sidomos kur është fjala për inovacionet.