Home Aktuale APN mban tubim në Tërnoc

APN mban tubim në Tërnoc

40
0
SHARE

 Banorët e Tërrnocit i dhanë sonte përkrahje të fuqishme Alternativës për Ndryshim duke e konsideruar si alternativë të vetme për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë.

Fillimisht, anëtarët dhe simpatizantët e këtij subjekti politik i përshëndeti kryetari i nëndegës, Muzafer Destani, duke theksuar se rinia më nuk guxon të jetë spektatore por se me aktivizimin e saj duhet ta marrë fatin në duart e veta.

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, tha se intitucioni i KKSH-së nuk duhet politizuar ngase është një organ i cili ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, sidomos kur bëhet fjalë për cështjen e arsimit. Duke aluduar në subjektet e vjetra, Arifi tha se i tërë rajoni ka ndryshuar ndërsa në Luginë akoma kanë gjurmët politikat e stërvjetruara të cila për dekada nuk kanë sjellë gjëra pozitive për qytetarët shqiptarë. „ Mos i votoni më ata të cilët për 27 vjet të paktën nuk e kanë zgjidhur problematikën e teksteve shkollore“, porositi Arifi. „Me fitoren tonë, ne do t’i tregojmë Serbisë se nuk duhet t’na trajtojë si pakicat tjera.Ne nuk jemi as hungarezë, as boshnjakë…..ne kemi bërë luftë, andaj duhet të kemi edhe pozitë të vecant“,tha Arifi.

Kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Arbër Pajaziti, gjatë paraqitjes së tij para të pranishmëve më tepër u fokusua në programin zgjedhor të APN-së për të cilin tha se njëkohësisht është edhe program qeverisës. „ Kur është në pyetje arsimi aq sa ka përgjegjësi shteti serbë aq kanë edhe politikanët që për 8 vjet qeverisën me KKSH- në dhe aspak nuk ishin këmbëngulës në zgjidhjen e problematikave në këtë lëmi „, tha Pajaziti. „Ne do të zgjidhim edhe problemet në kulturë dhe informim, duke krijuar institucione të reja dhe duke i mbështet ekzistueset“, tha bartësi i listës së APN-së. Pajaziti, potencoi kërcënimet dhe shantazhet që po i bënë pushteti lokal në Bujanoc ndaj aktivistëve të APN-së. „Në ditën e zghedhjeve madje do t’ju ofrojnë edhe pare vetëm se t’i votoni ata. Në rregull, paret merrjani por votën mos ja jepni „, dërgoi porosi të qartë Pajaziti.